Molliqaj: Kurti qeverisi keq, reforma e LDK dhe PDK nuk na qiti në breg

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka theksuar se opozita nuk ka mundësi për të formuar një qeveri, pasi partitë opozitare, përveç Nismës, kanë deklaruar se nuk do të bashkëpunojnë me LVV-në për krijimin e një koalicioni.
“Opozita nuk mundet me bo qeverinë, egzistojnë 52 deputetë në kampin opozitarë, do duhej partitë opozitare meqenëse asnjëra prej tyre po thojnë që nuk dojm me shku përjashto NISMA-në, me thënë ne jemi zotu që jemi për një qeveri pa LVV, për negociata të mëtutjeshme i bëjmë kur na vjen radha. Kurti ja duhet me bë me Listën Serbe, ja duhet me kry mandatin me kry veten vet”, ka thënë ai
Në lidhje me qeverisjen e Albin Kurtit, Molliqaj ka vlerësuar se Kosova është në një vit të rëndësishëm dhe se nuk shikon asnjë arsye se opozita mund të rrisë popullaritetin e saj. Sipas tij, rritja e tyre në fund është një rritje e vogël.
“Nuk mendoj që Kosova është në pozicionin të thotë si një qeveri tjetër, si qeveria e Albin Kurtit për këtë vit, unë e shoh këtë vit kogja vendimtar. Nuk e shoh asnjë sen që tregon që qasja e tyre ka me i rrit, për mu për shkak se rritja është simetrike për dy partitë, nuk ka ndonjë lëvizje të tyre që e ka bo atë rritje, edhe në fund është rritje e vogël”, u shpreh ai për GazetaBlic.
Një tjetër pikë që Molliqaj ka theksuar është rezultati i zgjedhjeve të fundit, ku Albin Kurti mori rreth 400 mijë vota, duke thyer parashikimet e shumicës.
“Përkundër një qeverisje të keqe 4 vjeçare të Kurtit, ky i mori prap 400 mijë vota gati. Para se me u majt këto zgjedhje kanë thënë që nuk përseritet më rezultati i vitit 2021, por i mori afër 400 mijë. Reforma e LDK dhe PDK thanë se na qet në breg, nuk na qiti. Unë kom prit që do t’i merr LVV prej 48 deri në 52%”, theksoi Molliqaj.
Ai ka vlerësuar gjithashtu dinamikën e rritjes së AAK-së dhe ecurinë e saj në zgjedhje, duke theksuar se ajo ka shpëtuar nga rënia nën pragun zgjedhor, falë dinamikës së Ramush Haradinajt.
“Rezlutati i AAK, pak më i mirë se që unë e kam prit, kam prit që së bashku me NISMA-në do ti kenë 6 deputetë. Besoj për dy arsye kryesore, besoj që dinamika e shtuar e AAK dhe Haradinaj, e ka shpëtu AAK pa ra nën prag, dhe e dyta mendoj që teprimi ka qenë te kjo me Serbi mendoj që është edhe e pavërtetë edhe e padobishme elekoralisht. Unë mendoj që LDK edhe AAK gjithnjë kanë me pas më pak arsye me egzistu për shkak se cka kanë bo me pozicione Kurti. Rugovizmin i cili më shumë tash është rugovizëm kundër krahut të luftës të PDK sesa rugovizëm institucional e ka mar prap Albini”, përfundoi Molliqaj./Periskopi