Rrahja e shoferëve të autobusave në Prishtinë, Policia: Lëndohen pesë persona, dërgohen në spital

Rrahja e shoferëve të autobusave në Prishtinë, Policia: Lëndohen pesë persona, dërgohen në spital

Një rrahje ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,

Ahmeti njoftoi se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Tutje, ajo bëri të ditur se policia ka arrestuar 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.

“Aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti./Periskopi/

Shoferët e autobusëve që janë në grevë përleshen mes vete pastaj edhe me Policinë – VIDEO

Shpërndaje në: