“BURRË” – Përshkrimi i Edi Ramës me një fjalë për Thaçin pëlqehet 34 mijë herë

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje qëndroi për një vizitë tri orëshe te babai i tij i sëmurë i cili ndodhet në QKUK, shkruan Periskopi.
Ardhja e Thaçit në Kosovë edhe pse e shkurtër bëri bujë të madhe.
Qytetarë të shumtë ishin në oborrin e QKUK’së për ta përshëndetur ish-presidentin e Kosovës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi një fotografi nga vizita e Thaçit dhe në përshkrim e shkroi “BURRË 🦅”.
Ky postim i Ramës i pati mbi 34 mijë reagime, mbi 1 mijë e 600 komente e 809 shpërndarje.