Lekaj komenton deklaratën e Abdixhikut se nuk bëhet pjesë e një qeverie afatshkurtër – Nuk i ndihmon vendit

Lekaj komenton deklaratën e Abdixhikut se nuk bëhet pjesë e një qeverie afatshkurtër – Nuk i ndihmon vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se për LDK-në është shumë e rëndësishme që të ketë qeveri stabile.

Abdixhiku në Rubikon tha se nuk ka asnjë arsye të vetme që LDK të jetë pjesë e ndonjë qeverie që është afatshkurtër e pastaj të shkohet në zgjedhje prapë.

“Për LDK-në është shumë e rëndësishme që të ketë qeveri stabile. Nuk ka asnjë arsye të vetme LDK-ja të jetë pjesë e ndonjë qeverie që është afatshkurtër dhe që hyn me një konstelacion të ndërlikuar, për të shkuar në zgjedhje në mars. Kështu se bëjmë. S’duhet të bëhet”

Në lidhje me deklaratën e kryetarit të LDK-së ka folur për “Gazeta Blic”, ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, transmeton Periskopi.

Lekaj tha se deklarata e Abdixhikut për të mos u bërë pjesë e një qeverie afatshkurtër është një sinjal politik që tregon kujdesin e tij për të mos u parë si oportunist në këtë fazë të pasigurisë paszgjedhore.Ai thotë se kreu i LDK-së, me një deklaratë të tillë, mund të ketë qëllim edhe të rritë peshën negocioese.

“Deklarata e kryetarit të LDK-së për të mos u bërë pjesë e një qeverie afatshkurtër është një sinjal politik që tregon kujdesin e tij për të mos u parë si oportunist në këtë fazë të pasigurisë paszgjedhore. Kjo deklaratë mund të ketë qëllim;Rritje e peshës negociuese – Duke refuzuar qeveritë afatshkurtra, LDK mund të kërkojë të imponojë kushte më të forta në çdo marrëveshje të mundshme, qoftë për bashkëqeverisje apo për një koordinim më të gjerë opozitar” deklaroi Lekaj.

Ish-deputeti i AAK-së tha s enjë deklaratë e tillë s’do ti ndihmojë vendit dhe opozitës për formimin e Qeverisë.

“Kjo deklerate nuk do i ndihmoj vendit dhe opozites, per formimin e qeverisë” tha Lekaj .

Shpërndaje në: