“Në Kosovë kemi shtuar rreth 300 trupa, në kohë sfiduese, mbetemi fort të përkushtuar për paqe”

“Në Kosovë kemi shtuar rreth 300 trupa, në kohë sfiduese, mbetemi fort të përkushtuar për paqe”

Misioni i Gjermanisë në NATO kanë shkruar për vizitën që ambasadori, Andreas von Geyr, ka bërë në Kosovë bashkë me Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, shkruan Express, trnasmeton Periskopi.

Misioni i Gjermanisë në NATO thotë se për 25 vite, KFOR-i ka ndihmuar forcimin e sigurisë në një rajon jostabil.

“Këtë javë, ambasadori von Geyr dhe homologët e tij në NATO kanë realizuar një vizitë në KFOR, një mision i Aleancës në të cilin Gjermania ka kontribuar që nga fillimi i vitit 1999”, thuhet në faqen zyrtare.

Tutje, misioni gjerman në NATO thekson faktin se Gjermania ka riforcuar kontingjentin e vetë në KFOR në vitin e fundit me rreth 300 trupa.

“Në kohë veçanërisht sfiduese, ne mbetemi fort të përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të kontinentit tone”, përfundon shkrimi i Misionit të Gjermanisë në NATO.

Hashim Thaçi në Kosovë, viziton babain e tij në QKUK

Shpërndaje në: