Hashim Thaçi në Kosovë, viziton babain e tij në QKUK

Hashim Thaçi në Kosovë, viziton babain e tij në QKUK

Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë.

Kjo pasi babai i tij është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Thaçi e ka vizituar babanë në klinikën Interne në QKUK, shkruan Nacionale, përcjell Periskopi.

Ai është shoqëruar nga forca të shumta të sigurisë.

Në refuzimet e mëhershme, Specialja vlerësonte se gjendja e babait të Thaçit nuk është aq e rëndë.

Më 14 shkurt 2025, Hashim Thaçi e bëri kërkesën e katërt në Gjykatën Speciale për ta vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Aty ish-presidentin Thaçi kishte treguar gatishmëri për të respektuar të gjitha procedurat që kërkohen.

Z. Thaçi thekson se gjendja shëndetësore e babait të tij “tash është përkeqësuar më tej, [REDAKTUAR]. z. Thaçi thekson se ai është diagnostikuar me [REDAKTUAR] dhe se mjeku i tij trajtues ka konstatuar se [REDAKTUAR]”, thuhet në dokumentin e Gjykatës Speciale.

Z. Thaçi pohon se ai [REDAKTUAR] dhe për ngushëllim [REDAKTUAR]. 9 Z. Thaçi kërkon që vizita të bëhet në prani të [REDAKTUAR]”, thuhet më tutje.

Kjo është mbajtur krejtësisht fshehtë nga gjykata për shkak se, sipas Prokurorisë, Thaçi ka ndikim të madh politik në Kosovë, raporton Paparaci, transmeton Periskopi.

 

Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar dy herë më parë gjatë këtij viti lirimin e përkohshëm të klientit të tij për të vizituar babain e tij, por gjykata i ka hedhur poshtë të dy kërkesat e mëparshme.

Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte si dhe së fundi iu është ngritur një aktakuzë kundër administrimit të drejtësisë.

 

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza.

 

Shpërndaje në: