Reali është Real dhe nuk bëhet tjetër, eliminon Atleticon pas penalltive – kualifikohet në çerekfinalen e Champions

Penalltitë kanë vendosur çerekfinalistin e fundit të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.
Rezultati pas 90 minutave lojë në ”Metropolitano Stadium” ishte 1-0 për Atletiko Madridin, me golin e shënuar nga Conor Gallagher, qysh në sekondën e 27-të.
Por ky gol nuk mjaftoi, pasi Reali kishte fituar perballjen e parë, me rezultat 2-1 dhe ndeshja shkoi në vazhdime, dy pjesë nga 15-të minuta.
Rezultati mbeti i pandryshuar as pas extra-time, dhe fati i dyja skuadrave u vendos në ekzekutimin e penalltive.