Haradinaj: Momentin që Kurti se ka shumicën parlamentare pakicat bashkohen me atë që e ka siguruar

Haradinaj: Momentin që Kurti se ka shumicën parlamentare pakicat bashkohen me atë që e ka siguruar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk mund ta konsiderojë të garantuar mbështetjen e pakicave joserbe për formimin e qeverisë.

Haradinaj tha se nëse Kurti nuk arrin të sigurojë shumicën parlamentare, pakicat do të bashkohen me ata që e kanë siguruar atë.

“Është shumë në rregull që ata kanë qef Qeveri Kurti, por ato shkojnë me shumicë shqiptare. E njoh Emiljen, është me përvojë dhe edi çka flet e kur flet.

Në momentin që Kurti s’e ka shumicën, pakicat i thonë i dashur të duam shumë, por ata (opozita e kanë shumicën) s’mundemi me neejt jashtë. Po e them nga përvoja. Kjo më ka ndodh mu, kur s’un pata ba shumicën.

I kemi katër më shumë se Kurti, dhe asnjë nga pakicat nuk rrinë në opozitë me Kurtin për shkak të besnikërisë ndaj tij, këtë le ta harron gjithkush, jo veç Kurti. Pakicat veç po i dalin hakut Albinin me këto fjalë që i thonë.

Në momentin kur opozita ka shumicë, atyre hiç s’ju vjen marre mju thanë “tung shihemi tjetër herë”. Komunitetet nuk shkojnë me simpati, kush e bën shumicën.” – tha ai në Rubikon.

Haradinaj e pranon: Jam takuar disa herë me Memli Krasniqin pas zgjedhjeve

 

Shpërndaje në: