Haradinaj: Evropa s’mundet me mbrojt veten, e lëre neve

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar pushtetin për ftohje të raporteve me SHBA-në.
Ai ka thënë se vetëm Amerika mundet me mbrojt Kosovën, e jo Evropa.
Haradinaj tutje thotë se Evropa s’mundet me mbrojt veten.
“Siguria jonë është e plotë kur e kem Amerikën. Amerika ta jep garancën e sigurisë , e presim edhe ndihmë e everopianëve nuk jemi kundër, të Turqisë, të aleatëve tjerë, por është e dhimbshme me të ardh dita në Kosovë për ta thënë që e keni Evropën. Ju lutem Evropa është e mirë për shumë punë por jo për siguri. Evropa veten nuk e garanton”, ka thënë ai në Rubikon.