Orav pas takimit me Kryeministrin në detyrë: BE-ja e përkushtuar ta mbështesë Kosovën drejt stabilitetit

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar se është takuar të mërkurën me kryeministrin Albin Kurti.
Orav ka thënë se në këtë takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike, si dhe për bashkëpunimin e agjendën e BE-së në Kosovë.
“Pata një mundësi të mirë për t’u takuar me Kryeministrin Albin Kurti sot. Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin tonë në agjendën e BE-së në Kosovë”, ka shkruar ai në platformën “X”.
Orav ka shtuar se BE-ja mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në hapjen e rrugës për përparim dhe stabilitet.