Veliaj në Apelin e GJKKO: SPAK ka përgjuar telefonatat me familjarët e mi

Veliaj në Apelin e GJKKO: SPAK ka përgjuar telefonatat me familjarët e mi

Në Apelin e GJKKO po mbahet këtë të mërkurë seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Veliaj ka kundërshtuar provat e reja të paraqitura nga SPAK pasi sipas tij ato nuk përbëjnë elemente të ligjshme

Sipas burimeve, Veliaj është shprehur se janë përgjimet e bisedave të tij familjare, të cilat janë përdorur si prova, lidhen me intervistat e tij në media dhe interesimin për intervista në kanale televizive të rëndësishme.

Gjithashtu kryebashkiaku i Tiranës ka kritikuar që SPAK nuk i ka marrë parasysh sipas tij sulmet publike të Sali Berishës ndaj drejtësisë së re si prova të reja, duke u fokusuar vetëm në telefonatat dhe mesazhet e tij personale me familjen dhe i ka marrë ato si prova.

“Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit ‘prova të reja’. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”

Shpërndaje në: