Molliqaj për sanksionimin e gazetarëve të RTK-së: Urdhri mban firmën e një servili me emrin Rilind Gërvalla

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se sanksionimi i gazetarëve të RTK-së, mban firmën e një servili, që sipas tij është Rilind Gërvalla.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se guximi i gazetarëve për t’u mos e shndërruar punën e tyrë në absurd është inkuruajese.
Postimi i plotë:
Tre gazetarë të RTK-së sot janë sanksionuar me vërejtje. Gazetarët janë: Jehona Zhitia, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami. Urdhri mban firmën e një servili me emrin Rilind Gërvalla. Shiheni arsyen: Kryeministrit Kurti nuk mund t’i referoheni si “kryeministër në detyrë”, sepse ai qenka fuqiplotë. Paramendoni, për këtë punë RTK paska bërë hulumtim e përgatitur kronikë lajmesh. Gazetarët nuk e paskan shfaqur, dhe kjo për servilin Rilind përbën arsye për sanksion.
Guximi i gazetarëve për të mos e shndërruar punën e tyre në absurd është inkurajues. Kurreshtja e vetme për atë storje të pa shfaqur është titulli që ajo mund të sugjerojë për kryeministrin që nuk kreu asnjë detyrë.
Si ta thërrasim? Çfarë pjell mendja e tyre? A shkon ajo në përgenjeshtrim total, si dikur që diktatorit i thuhej “shok”, apo mbase shkurt e qartë e duan si “Naltmadhni”. Imagjinata e servilëve nuk është punë e lehtë.
Një regjim i dhunshëm nuk mund të shtrijë rrënjë pa frikacakë e puthadorë. Kështu ka qenë gjithmonë; për t’i hyrë në qejf shefit lart duhet t’i dhunosh të tjerët poshtë teje.