Kusari për eskalimin e Kurteshit ndaj gazetarëve: VV-ja duhet të kërkoj falje dhe të merr masa ndaj tij

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar pas akuzave e ofendimit të rëndë të Sami Kurteshit ndaj mediave.
Ajo në Facebook ka thënë VV-ja duhet të kërkoj ffalje dhe të marr masa ndaj Kurteshit, dhe se policia duhet të ofrojë mbrojtje ndaj gazetarëve.
Postimi i plotë:
Sami Kurteshi iu paska drejtu gazetarëve të Nacionales:
“Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë”.
Kjo duhet të lexohet dhe të kuptohet si ftesë e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar publikut për t’i sulmuar fizikisht gazetarët e Nacionales.
Është dehumanizim i skajshëm i tyre, njëlloj siç ia pat bërë partia në pushtet gazetares Daphne Caruana Galizia në Maltë, pak para se ta vrisnin.
Lëviza Vetëvendosje duhet të kërkoj falje dhe të merr masa ndaj Kurteshit.
Policia duhet menjëherë të ofrojë mbrojtje të shtuar për gazetarët e Nacionales.
Përjashtuar vitet e para të pasluftës, kjo është periudha më e rrezikshme për gazetarët në historinë e re të Kosovës. Falë Vetëvendosjes.