JO`ja e madhe për VV`në dhe pozita e kryeministrit: Partia që fitoi zgjedhjet i reagon Abdixhikut

JO`ja e madhe për VV`në dhe pozita e kryeministrit: Partia që fitoi zgjedhjet i reagon Abdixhikut

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i ka reaguar kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiku pasi ky i fundit tha se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeminsitrit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Çeku bëri një krahasim të dy deklaratave të Abdixhiut pas rezultateve zgjedhore, dhe sipas tij ky “është standardi i mashtrimit që është parë në të kaluaren”.

“Më 12 shkurt shkroi në FB se “LDK nuk i ka fituar zgjedhjet…” dhe se “…ky rezultat nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën, sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë.” Tash, paska thënë që, nëse ia japin postin e Kryeministrit, atëherë e rrëmben pushtetin. Cilin Lumir të mbajmë për fjale?”, shkroi Çeku

Postimi i plotë:

Është mirë që z. Abdixhiku të na tregojë për cilat fjalë ta mbajmë.
Më 12 shkurt shkroi në FB se “LDK nuk i ka fituar zgjedhjet…” dhe se “…ky rezultat nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën, sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë.”
Tash, paska thënë që, nëse ia japin postin e Kryeministrit, atëherë e rrëmben pushtetin.
Cilin Lumir të mbajmë për fjale? Atë që thotë se LDK s’ka fituar dhe se ky nuk është rezultat ndryshimi, apo Lumirin tjetër, i cili thotë që s’ka rëndësi fituesi dhe preferenca e qytetarit?
Po tash, si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje? Kjo i bie të bëhesh kryeministër me çdo kusht.
Ky është standardi i mashtrimit që e kemi parë në të kaluarën.
Deri tash, të vetmet fjalë që i ka mbajtur janë ato për sa vota janë në kutitë e votimit me postë. Aty e ka ditur ende pa filluar numërimi.

Shpërndaje në: