Elmi Reçica: Gjasat për formimin e qeverisë janë të barabarta, si për partinë fituese ashtu edhe opozitën

Elmi Reçica: Gjasat për formimin e qeverisë janë të barabarta, si për partinë fituese ashtu edhe opozitën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka komentuar mundësinë e formimit të Qeverisë, duke theksuar se, sipas Kushtetutës dhe ligjit, formimi i qeverisë i takon fituesit të zgjedhjeve, që duhet të sigurojë shumicën prej 61 deputetëve për të konstituuar Qeverinë.

Ai ka shtuar se paraprakisht duhet të konstituohet Kuvendi dhe të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e tij.

‘’Me kushtetutë dhe ligj i takon fituesit që t’i bëj 61 deputetë për të konstituar Qeverinë, paraprakisht duhet të konsituohet kuvendi ,kryetari dhe nënkryetarët e kuvendit ‘’, tha Reqiça për FrontOnline, transmeton Priskopi.

Sipas Reçicës, mundësitë për formimin e qeverisë janë të barabarta, si për partinë fituese, ashtu edhe për opozitën, e cila, me shumicën e deputetëve, mund të formojë gjithashtu një Qeveri. Megjithatë, ai ka theksuar se duhet të provojnë të parët ata që kanë fituar zgjedhjet, duke evituar çdo përpjekje për “kontrabandimin” e deputetëve nga partitë e tjera.

‘’Unë mendoj që gjasat për formimin e qeverisë janë të barabarta, si partia që i ka fituar zgjedhjet po ashtu edhe opozita e cila është më e shumtë në numër mund të formojë Qeverinë. Por në radhë të parë duhet të provojë ai I cili ka fituar, nuk do të ishte mirë të mendohej të kontrabandohen deputetet e tjerë’’, tha Reçica.

Shpërndaje në: