Mblidhet sot Qeveria, ky është rendi i ditës

Mblidhet sot Qeveria, ky është rendi i ditës

Qeveria e Kosovës sot në mbledhje pritet të shqyrtojë Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

Në janar të këtij viti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas pritjes që i ishte bërë në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, kishte bërë të ditur se është diskutuar për realizimin e marrëveshjes kornizë në fushën e mbrojtjes.

Në njoftim theksohej se kjo marrëveshje “do të hapë mundësi të reja në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Në mbledhjen e sotme Qeveria pritet të marrë vendim edhe për disa shpronësime.

Gjithashtu pritet të shqyrtohet edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovendis, për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar.

Ky është rendi i plotë i ditës në mbledhjen e sotme të Qeverisë:

Shpërndaje në: