PSG-ja e eliminon Liverpoolin në “Anfield”, kalon në çerekfinale

PSG fitoi ndaj Liverpooli në ‘Anfield’ me rezultat 1-0, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 1-1, në përballjen e vlefshme të 1/8 e Ligës së Kampionëve, që fituesin i zgjedh me penallti, ku skuadra franceze kaloi tutje, pasi ishte më e saktë.
Ndeshja nisi më mirë për Liverpoolin që rrezikoi në dy raste me Mohamed Salah, por që egjiptiani nuk arriti të shënojë.
Në anën tjetër, PSG përfitoi nga rasti i parë, me Ousmane Dembelen i cili shënoi nga afër pas një tollovie në zonë (1-0).
Pas golit të PSG-së, ishte radha e Liverpoolit, me Ibrahima Konaten dhe Digo Jotan, që ishin afër të barazonin shifrat, duke mos gjetur rrjetën.
PSG e mbylli pjesën e parë më mirë, me Dembelen dhe Khvicha Kvaratskhelian, që tentuan të shtonin epërsinë e parisienëve.
Me të filluar pjesa e dytë, Liverpooli arriti të shënojë me Dominik Szoboszlai, por u anulua për shkak të një pozite jashtë loje gjatë aksionit.
Liverpooli kishte edhe dy raste të tjera, me Luis Diaz dhe Mohamed Salah, por që nuk gjetën rrjetën.
Desire Doue sërish kishte rast të mirë, por gjuajti mbi portë.
Në fund Mohamed Salah ka mund të fitojë penallti, por rrëzimin e tij në zonë, gjyqtari nuk e konsideroi penallti.
E në penallti skuadrat gjetën fituesin, me PSG-në që ishte më e mirë, duke kaluar në çerekfinale.