2-shi i NATO-s, nga Prishtina: Përkushtimi ynë në Ballkan mbetet i fuqishëm

2-shi i NATO-s, nga Prishtina: Përkushtimi ynë në Ballkan mbetet i fuqishëm

Zëvendës-sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, që qëndroi bashkë me shefin e saj Mark Rutte, në Prishtinë, u shpreh se përkushtimi i Aleancës Veriatlantike për rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë.

Radmila Shekerinska, përmes një postimi në platformën X, tha se NATO-ja e ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon për 30 vjet.

“Kënaqësi të takoj personelin e misionit tonë KFOR. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon për 30 vite. Dhe përkushtimi ynë mbetet i fuqishëm”.

“Rajon i Ballkanit Perëndimor i sigurt do të thotë më shumë siguri përgjatë tërë zonës Euro-Atlantike”, potencoi Shekerinska.

Shefi i saj, Mark Rutte, në një bashkëbisedim me gazetarë në Prishtinë, tha se SHBA-ja nuk do të largohet as nga NATO-ja e as nga KFOR-i.

Shpërndaje në: