Kurti shkruan përsëri: Synojmë t’i bashkohemi NATO-s për të kontribuar për paqe të qëndrueshme

Kurti shkruan përsëri: Synojmë t’i bashkohemi NATO-s për të kontribuar për paqe të qëndrueshme

Kryekinistri aktual, Albin Kurti ka shkruar përsëri për takimin e tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se Kosova “është përherë mirënjohës NATO-s për kontributin e saj të pazëvendësueshëm për liri dhe rolin e saj të çmueshëm për siguri dhe paqe”.

 

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë ta mirëpresim sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili e viziton Kosovën për herë të parë në pozitën e tij të re. Vendi ynë është përherë mirënjohës NATO-s për kontributin e saj të pazëvendësueshëm për liri dhe rolin e saj të çmueshëm për siguri dhe paqe.

Falënderimin sot e shprehim përmes vullnetit të pathyeshëm dhe synimit të pandryshueshëm që t’i bashkohemi Aleancës Veri-Atlantike për të kontribuar për paqe të qëndrueshme.

Kënaqësi e veçantë ta mirëpresim sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili e viziton Kosovën për herë…

Posted by Albin Kurti on Tuesday, March 11, 2025

Shpërndaje në: