Rubio pas ujdisë me Ukrainën për armëpushimin: Tani topi është në fushën e Rusisë

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, dhe sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, po flasin me gazetarët pas takimeve me zyrtarë të lartë ukrainas në Jeddah të Arabisë Saudite.
Rubio tha se Ukraina dhe SHBA kanë bërë një “hap pozitiv” gjatë bisedimeve sot, duke shtuar se SHBA tani do ta “çojë këtë ofertë” te rusët dhe se “topi është në fushën e tyre”, shkruan Reuters, transmeton Periskopi.
Waltz theksoi se delegacioni ukrainas e bëri “shumë të qartë” të martën se ata “ndajnë vizionin e Presidentit Trump për paqen”.
Sipas Waltz, Ukraina “bëri hapa dhe propozime konkrete”, duke përfshirë pranimin e propozimit të Uashingtonit për një armëpushim të plotë.
Ai shtoi se do të flasë me homologun e tij rus “në ditët në vijim” dhe se Rubio do të jetë me ministrat e jashtëm të G7 në ditët e ardhshme.
Si rezultat i këtij hapi pozitiv përpara, presidenti ka vendosur të heqë pezullimin e ndihmës dhe të asistencës së sigurisë për Ukrainën.
SHBA dhe Ukraina arrijnë marrëveshje pas 8 orësh, Kievi pranon armëpushimin 30-ditor