Tre yje të Real Madridit ‘kërcënojnë’ se do të largohen nëse shkarkohet Ancelotti

Tre yje të Real Madridit ‘kërcënojnë’ se do të largohen nëse shkarkohet Ancelotti

Tre yje të Real Madridit kanë kërcënuar se do të largohen nga klubi, nëse Carlo Ancelotti do të shkarkohet në fund të sezonit.

Ancelotti është në vitin e katërt në krye të Reali, në periudhën e tij të dytë në klub.

Ai i ka fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve gjatë herës së dytë, derisa këtë sezon kanë hyrë si kampion në fuqi të këtij kompeticioni.

Reali e pati një fillim të vështirë në Ligën e Kampionëve të sivjetme, duke pësuar tri humbje nga Milani,  Liverpooli e Lille në fazën e ligës, por që në play-off e shkatërroi Manchester Cityn 6-3 nga dy ndeshje.

Thashethemet për largimin e Ancelottit në fund të sezonit kanë nisur që nga janari, me Xabi Alonson që thuhet se do të jetë pasardhësi i tij.

“Relevo” megjithatë ka raportuar se Carlo është i lumtur në Madridi dhe se ai dëshiron të vazhdojë në krye të  skuadrës deri në vitin 2026.

Por, nëse ai dështon të fitojë Ligën e Kampionëve, e ardhmja e tij në klub mund të jetë në rrezik.

Sipas “Don Balon”, tre lojtarë të Realit i kanë bërë me dije Florentino Perezit që dëshirojnë që Ancelotti të vazhdojë me klubin përtej këtij sezoni.

Ferland Mendy, Eduardo Camavinga e Aurelien Tchouameni thuhet të kenë një marrëdhënie të jashtëzakonshme me trajnerin italian.

Tre lojtarët kanë luajtur vazhdimisht në 11-shen startuese të Ancelottit dhe shpresojnë që ai të vazhdojë të jetë me skuadrën edhe pas këtij sezoni./GazetaExpress/

Shpërndaje në: