Shtrëngim duarsh për arritjen e marrëveshjes me ShBA?- Kryenegociatori ukrainas jep një sinjal

Kryenegociatori i Ukrainës për delegacionin e paqes që mban bisedime me SHBA-në në Arabinë Saudite ka postuar një ‘emoji’ të shtrëngimit të duarve në mediat sociale, duke sugjeruar se të dy vendet mund të kenë nënshkruar një marrëveshje për mineralet që u anulua pas përplasjes së presidentit Donald Trump dhe homologut të tij të Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Andriy Yermak, shefi i kabinetit të Zelenskyt dhe drejtuesi për Ukrainën në Jeddah, postoi emoji-n në Telegram dhe X vetëm disa minuta pasi të dyja vendet rifilluan bisedimet pas një pauze dreke.

“Çfarë do të thotë kjo? A mund të jetë kjo marrëveshja e mineraleve SHBA-Ukrainë? Le të shohim”, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Mediat lokale ukrainase po raportojnë se raundi i parë i bisedimeve zgjati pak më shumë se tri orë dhe u fokusua në marrëveshjen e tokës së rrallë, si dhe propozimin e Ukrainës për një armëpushim në det dhe qiell.
Më herët, si Yermak ashtu edhe delegacioni amerikan thanë se po bënin përparim në bisedimet.