Osmani shkruan pas takimit me Rutte: Synimi ynë është i qartë- anëtarësimi në NATO

Osmani shkruan pas takimit me Rutte: Synimi ynë është i qartë- anëtarësimi në NATO

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar pas takimit dhe konferences së përbashkët që nbajti me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook tha se në këtë takim “riafirmuam partneritetin tonë me Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë”, duke theksuar edhe synimin drejt anëtarësimit në NATO.

Postimi i plotë:

Kosova në NATO nuk është vetëm përcaktim strategjik – por domosdoshmëri për paqen.

Në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, riafirmuam partneritetin tonë me Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë.

Si vend që ka tejkaluar objektivin e NATO-s për investime në mbrojtje prej 2% të GDP-së dhe po ndërton një forcë moderne të sigurisë, në përputhje me standardet e Aleancës, synimi ynë është i qartë: anëtarësimi në NATO si një kontribuues i palëkundur për sigurinë rajonale dhe globale.

Shpërndaje në: