Kushtëzimi i LDK-së për postin e kryeministrit – Analistët: Edhe Hashim Thaçi ka qenë shumë më mirë me rezultat zgjedhor nga Isa Mustafa, por pati lëshu pe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se s’shohin asnjë lloj bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.
Përvec VV-së, Abdixhiku ka përjashtuar mundësinë e koalicionit edhe me partitë e tjera opozitare nëse nuk iu ofrohet posti i kryeministrit.
Mirëpo, ky kushtëzim i LDK-së, a mund të lëkund vullnetin e PDK-së për bashkëpunim?
Analisti, Arbnor Sadiku ka deklaruar për Periskopin se Partia Demokratike e Kosovës s’e ka lluksin për të qëndruar në opozitë.
Ai kujton kur Hashim Thaçi pati lëshuar pe, ani pse ishte me vota më i mirë se Isa Mustafa.
“Nuk besoj se kjo mund të jetë arsyeja, sepse PDK-ja e ka lidershipin e vërtetë në Hagë si dhe nuk e ka lluksin të jetë në opozitë, si dhe Thaçi ka qenë shumë më mirë me rezultat zgjedhor nga Isa Mustafa, dhe e pati lëshuar radhën vetëm që të bëhet Qeveria, në të kaluarën por, niher të presim radhën e VV-së apo e bën Qeverinë pakicës apo jo”, u shpreh ai.
Ndërsa analisti tjetër, e ish diplomati, Avni Arifi e sheh si diçka pozitive dëshirën e opozitës vetëm për gjetur një formulë bashkëpunimi, ani pse siç thotë ai kanë dallime.
Megjithatë, kërkesën e LDK-së e sheh të zakonshme, pasi ai thotë se partitë pozicionohet sipas interesave partiake.
“Ne jemi në fazat fillestare të krijimit të institucioneve…”, kur flet kështu është e paqartë nëse partia fituese do të arrijë të krijojë shumicë parlamentare. Në këtë paqartësi pozicionimi i partive politike opozitare është inkurajues sa i përket mundësisë së krijimit të institucioneve. E natyrshme që partitë pozicionohen konform interesave partiake por e natyrshme gjithashtu që në një fazë të caktuar mund të gjejnë zgjidhje të akceptuar. Tepër pozitive që partitë opozitare me gjithë dallimet e mëdha mes vete duan të gjejnë formulë bashkëpunimi”, u shpreh për Periskopin Arifi.
Ani pse mandatet s’i ka, por sërish kryeminstri në detyrë, Albin Kurti shprehet i bindur se qeveria e ardhshme e Kosovës do të udhëhiqet nga ai dhe nga VV-ja.
PDK, LDK, e AAK-ja janë partitë që i kanë vendosur vija të kuqe VV-së. Ndërsa, Fatmir Limaj nga NISMA i ka lënë dyert hapur për një koalicion të mundshëm me LVV./Periskopi