Shefi i NATO-s: Jemi plotësisht gati të i përgjigjemi çfarëdo lloj zhvillimi të sigurisë

Shefi i NATO-s: Jemi plotësisht gati të i përgjigjemi çfarëdo lloj  zhvillimi të sigurisë

Shefi i NATO-s, Mark Rutte në një konferencë për media ka dhënë mesazhin e tij se janë plotësisht gati të i përgjigjeni çfarëdo lloj zhvillimi të sigurisë, përcjell Periskopi.

Tutje, Rutte deklaroi se përkushtimi i NATO-s mbetet i qëndrueshëm edhe sot nga “KFOR-i që është misioni më afatgjatë dhe më i madh në lidershipin e shkëlqyer që ka”.

Pjesë nga fjalimi i Shefit të NATO-s, Mark Rutte:

E nderuar Vjosa, falemnderit për fjalët e juaja të ngrohta.
Jam këtu për të vizituar personelin e KFOR-it dhe të gjithë ëprfaqësuesit e Këshillit veriatl

Prania e sotme këtu është një demonstrim krejt i qartë i përkushtimit të palëkundur të NATO-s, për siguri afatgjatë në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin e rajonit.

Sapo patëm një diskutim të frytshëm për gjendjen e siguriosë në Kosovë si dhe në rajon. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor për tashmë 30 vjet më radhë. Përkushtimi ynë mbetet i qëndrrueshëm edhe sot nga KFOR-i që është misioni më afatgjatë dhe më i madh në lidershipin e shkëlqyer që ka.

Trupat tanë punojën papushim për të siguruar një ambient me siguri për të gjithë popullin.

Përvec kësaj, ekipet e ndërlidhjes së KFORIt vazhdojnë t’i mbështesin institucionet e tjera të sigurisë, edukim, trajnim etj..

Një rajon më i sigur i Ballkanit Perëndimor nënkupton më shumë siguri për gjithë zonën e NATO-s. Duhet ta kemi të qartëë se cka kemi para nesh.
Dekada të shumë zgjatura të ndikimit të paqes nuk mund të lihen anash. dhe në këtë kuptim shpresojmë të kemi një bashkëpunim të thellë edhe mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it në këtë drejtim.

NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, në mandatin e vet për sigurinë e të gjithëve. Këto e bëjmë në bashkërendim të afërt me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së, EULEX.
Kur e themi këtë., stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët që të zgjedhim diplomacinë para dhunës.
Zgjidhja për një paqe afatgjatë është politike. Në këtë drejtim NATO do të mbështes plotësisht në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës të udhëhequr nga BE-ja.

Kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur cështjet e pazgjidhura për të siguruar të ardhme stabile.
Dhe për ta shtyer përpara këtë dialog, të dy palët duhet të shfaqin fleksibiletet drejt kompromisit të duhur. E kuptoj plotësisht që kjo kërkon vendime të vështira, por duhet të shohim atë pamjen më të gjerë. Pak në dobi të të gjithëve. Ky është mesazhi që dua të theksoj para të gjitha palëve që i takojnë në rajon./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: