Yermak: Bisedimet me SHBA-në filluan në mënyrë shumë konstruktive

Zyrtari i lartë ukrainas Andriy Yermak tha të martën se bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës “kanë nisur në mënyrë shumë konstruktive”.
“Takimi me ekipin amerikan filloi në mënyrë shumë konstruktive dhe ne po punojmë për të sjellë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Yermak, i cili është shefi i kabinetit presidencial të Ukrainës, raporton CNN.
Yermak është pjesë e ekipit negociator të Ukrainës, së bashku me ministrin e jashtëm të vendit, ministrin e Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë, të cilët do të takohen të martën me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mike Waltz, në Arabinë Saudite.
Deputeti ukrainas: Ukraina është e aftë për sulme ‘serioze’ ndaj Rusisë