Djali i Trumpit në Serbi, Muharremi: Ka shumë ndikim në administratën e re

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar vizitën e djalit të Donald Trumpit në Serbia dhe takimin me presidentin serb.
Ai ka rikujtuar se Trump Juniori e kishte shpërndarë edhe postimin e Richard Grenell, i cili e kritikonte kryeministrin Albin Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se Trump Junior është një figurë me rëndësi dhe me shumë ndikim në Administratën e re të SHBA-së.
“Nëse ju kujtohet, ky është djali i Trump që e shpërndau postin e Richard Grenell të 3 shkurtit, që njëfar mënyre ka qenë interferim në dëm të Albin Kurtit dhe LVV-së në zgjedhjet e Kosovës. Nuk di nëse përfshirja e Grenell në zgjedhje e dëmton apo i ndihmon Albin Kurtit, kjo mbetet të analizohet në të ardhmën. E Donald Trump Jr ka qenë edhe më herët në Serbi. Ai po kthehet në një moment kritik për Presidentin aktual të Serbisë ku atij i duhet përkrahje ndaj protestave dhe pakënaqësive të brendshme në Serbi. Trump Junior është një figurë me rëndësi dhe me shumë ndikim në Administratën e re të SHBA-së. Sidomos stili i tij mos me pas ndonjë pozitë zyrtare të fuqishme por jo gjysmë formal dhe lidhje të forta me vendim-marrësit e bën atë tepër interesant. Njëfar hibridi mes fuqizë zyrtare dhe lidhjeve private dhe biznesore”, ka shkruar Muharremi, duke shkruar edhe për ambiciet e tij për politiken.