Gorani: Politika është punë kompromisi, dikur në një moment duhet me lëshu pe

Gazetari, Dukagjin Gorani, ka thënë se politika është punë kompromisi.
Teksa ka komentuar pozicionin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili u shpreh kundër bashkëpunimit me LVV, e as koalicion me askë pa postin e kryeministrit – Gorani tha se Abdixhiku më shumë “tha jo”.
E Goreni tha në politikë duhet kompromis, e për këtë nevojitet përgatitja e opinionit publik.
“Të gjithë i dhanë pozicionet fillestar, sot jemi në situatë ku nuk ëshë duke u përdorur ajo që pritet; që është gjetja e kompromisit, politika është punë kompromisi. Dikur në një moment duhet me lëshu pe, për me lëshu pe duhet me përgatit opinionin publik që mos me i ra opinionit publik ajo në kry”, ka thënë Gorani në T7.