Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” bëjnë për spital një bashkëmoshatar, kishin ngatërruar personin

Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” bëjnë për spital një bashkëmoshatar, kishin ngatërruar personin

Një konflikt mes disa gjimnazistëve të “Sami Frashërit” ka ndodhur pasi kanë mbaruar mësimin në drekë.

Vizion Plus mëson se tre prej tyre kanë qenë të ulur në një kafe aty pranë dhe krejt papritur janë ngritur dhe kanë kapur një djalë që ecte në rrugë, duke e pyetur me emër nëse ishte personi që kërkonin dhe menjëherë kanë nisur ta gjuajnë me grushte dhe sende të tjera.

Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është lënduar rëndë dhe kanë marrë mjekim. Dyshohet se 3 djemtë kanë ngatërruar objektiv, pasi kishin në plan të rrihnin një tjetër person.

Djali, i cili dyshohet se do të rrihej nga djemtë është gjetur për t’u pyetur dhe sqaruar për çfarë është konflikti mes tyre./VizionPlus/

Shpërndaje në: