Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së

Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së

Në selinë qendrore të LDK-së ka nisur mbledhja e kryesisë së kësaj partie.

Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku bashkë me anëtarët e LDK-së pritet që në këtë mbledhje të diskutojë për rezultatet e arritura nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjithashtu, aty do të diskutohet edhe drejtimi që do të marrë LDK-ja pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Ndryshe, më 5 mars në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i numërimit të votave, për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës, me 149 mijë e 95 vota apo 17.64 për qind.

Nga votimi me kusht, LDK-ja ka arritur një mijë e 607 apo 13.64 për qind, e nga votimi me nevoja të veçanta, 505 vota apo 19.54 për qind.

Ndërsa, përmes postës, LDK-ja zë vendin e dytë pas LVV-së, me 18 mijë e 933 vota apo 30.55 për qind, për dallim nga PDK-ja.

E nga përfaqësitë diplomatike, LDK-ja ka arritur një mijë e 109 vota apo 7.30 për qind.

Bazuar në rezultatet zyrtare, LDK nuk udhëheq në asnjërën prej tetë komunave që qeverisë në nivel lokal.

LDK, në Prishtinë, Pejë, Istog, Obliq, Lipjan dhe Junik renditet e dyta në zgjedhje parlamentare, ndërkaq në Dragash dhe Fushë Kosovë, është e treta.

Në kryeqytet sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, renditet e dyta me 25.5 për qind apo 30138 vota.

Kurse në Istog, LDK-ja ka marrë 34.57 për qind apo 6023 vota duke u renditur e dyta pas Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë komunë, LDK-ja qëndron e para sa i përket votave me postë me 42 për qind apo 796 vota.

Në votat e rregullta në komunën e Obliqit, LDK-ja renditet e dyta me 23,17 për qind apo 3016 vota. Po ashtu, edhe në votat me postë është e dyta me 30.3 për qind apo 119 vota.

Në komunën e Fushë Kosovës, LDK-ja ka grumbulluar 4488 vota apo 19.35 për qind, duke u renditur e treta pas LVV-së dhe PDK-së. Kurse në votat me postë, LDK-ja ka marrë 335 vota apo 28.84 për qind.

E dyta renditet edhe në Lipjan, pasi në zgjedhje e 9 shkurtit ka grumbulluar 8362 vota apo 27.93 për qind, derisa në votat me postë ka 32.89 për qind po ashtu e dyta.

LDK-ja në Dragash renditet e treta në votat e rregullta, pasi ka grumbulluar vetëm 2519 vota apo 22.79 për qind, kurse në votat me postë është e dyta me 20.36 për qind.

Në komunën e fundit që udhëheqin në nivel lokal, në atë të Junikut, LDK-ja ka marrë 549 vota duke u renditur e dyta me 30.12 për qind. Në këtë komunë, LDK-ja, qëndron e para sa i përket votave me postë, pasi ka grumbulluar 247 vota apo 46 për qind.

Rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit, Abdixhiku sot mbledh kryesinë e partisë

Shpërndaje në: