Vodhi telefonin nga banaku i lokalit në Prizren, kërkohet hajni në Prizren

Policia e Prizrenit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në kapjen e një të dyshuari për vjedhje.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 25 maj të vitit të kaluar në një restorant në lagjen Arbana ku është vjedhur një telefon në vlerë të 450 eurove.
“Në video regjistrim shihet i dyshuari duke e marrë telefonin nga banaku dhe duke e futur në xhepin e majtë të pantallonave dhe më pas paguan dhe largohet.Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”.