Greva në Gjermani/ Anulohen disa fluturime që nisen nga aeroporti “Adem Jashari”

Sot në Gjermani po zhvillohet një grevë njëditore e punëtorëve në 13 aeroporte, përfshirë Frankfurt dhe Mynih, duke shkaktuar anulimin e shumicës së fluturimeve.
Greva zgjat 24 orë dhe u organizua
Ajo përfshin punonjës të sektorit publik, si dhe personelin e sigurisë.
Greva e sindikatave ka në shënjestër aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Duseldorfit, Dortmundit, Këlnit/Bonit, Leipzigut/Halle, Shtutgartit dhe Mynihut.
Lidhur me këtë Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se për shkak të shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte.
KLIKONI KËTU PËT FLUTURIMET E ANULUARA PËR NË GJERMANI
Me thirrje të sindikatës ver.di sot në grevë janë gjithsej 13 aeroporte, ndër to edhe ato në Frankfurt, München, Stuttgart, Köln/Bonn, Düsseldorf, Dortmund, Hannover, Bremen, Hamburg, Berlin-Brandenburg dhe Leipzig-Halle.
Ndërsa në aeroportet Weeze në Karlsruhe ka grevë të pjesshme.
“Sindikata ver.di kërkon rritjen e rrogave prej 8% ose të paktën 350 euro në muaj si dhe disa kushte të tjera, ndërsa punëdhënësit kanë refuzuar deri tani. Negociatat mes tyre për plotësimin e kushteve do të vazhdojnë me 14 mars, por fakt është që sot do të shkurtohen mbi 3.400 fluturime dhe do të dëmtohen rreth 510.000 udhëtarë”.
Sipas AP News, anulimet e fluturimeve në aeroportin gjerman të Hamburgut kanë prekur më shumë se 40,000 pasagjerë.
Aeroporti i Berlinit anuloi të gjitha nisjet dhe mbërritjet e rregullta, ndërsa Aeroporti i Hamburgut konfirmoi se asnjë nisje nuk ishte e mundur.
Aeroporti i Këlnit/Bonnit pezulloi të gjitha shërbimet e rregullta të pasagjerëve dhe Aeroporti i Mynihut paralajmëroi udhëtarët që të parashikojnë një “orar fluturimi shumë të reduktuar”. Ndikimi i grevës u përhap në të gjithë vendin, duke prekur njësoj udhëtarët dhe bizneset, raporton Independet.
Greva e punëtorëve/ Bllokohen 13 aeroporte në Gjermani, anulohen qindra fluturime