‘’Bisedimet pas certifikimit të rezultateve’’, Për çfarë dhe me kënd po flet Kurti për bërjen e Qeverisë

Duke u shprehur i sigurt se do t’i bëjë numrat për ta formuar Qeverinë, kryeministri Albin Kurti eci me hapa të shpejtë duke tentuar t’i shmang pyetjet e gazetarëve.
Kurti duke ecur me me shpejtësi drejt xhipave të zi, tha se bisedimet për formimin e Qeverisë do të fillojnë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai shprehet i bindur se Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga ai dhe partia e tij.
“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet, pastaj Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje dhe unë” – ka thënë Kurti kur u pyet nga KALLXO.com se cilat janë kushtet për të bërë marrëveshje me partitë e komuniteteve.
Megjithatë, e çuditshme mbetet të jetë deklarata e Kurtit ku përmendi bisedimet.
Deri tani, partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK janë shprehur kategorikisht kundër formimit të Qeverisë me VV-në.
” Jo, jo, jo’ – Kurti refuzohet nga tri parti politike për koalicion paszgjedhor
Video: kallxo.com