LAJMI I FUNDIT/ KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për procesin zgjedhor.
Anëtari i KQZ-së nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani përmendi se Këshilli i operacioneve zgjedhore ka rekomanduar rinumërimin e disa kutive të votimit në dy raste të ndara.
“Janë indetifiku 15 vendvotime në të cilat ka mospërputhje mes një nënshkrimi dhe dy nënshkrime, pra dy nënshkrime në listën e nënshkrimeve dhe një fletëvotim ose dy më pak ose më shumë në kutin e votimit. Është rekomandu që të procedohen për një rinumërim të plotë për të gjitha subjektet politike”, tha Elshani.
Ai tutje përmendi edhe çështjen e rinumërimit të disa votave në Vushtrri pas vendimit të Prokurorisë.
“Sa i përket rekomandimit tjetër është me raportin që kemi pranuar për rezultatet e kandidatëve të LDK-së të dalur gjatë hetimit që është bërë në vendvotimet në komunën e Vushtrrisë. Këtë raport të mospërputhjeve apo të ndryshimeve mes rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit dhe rezultatet e dala nga hetimi në QNR ka ardh si rekomandim që 35 vendvotime për të cilat vërehet pra është me e dukshme diferenca mes votave të kandidatëve të shkojnë në rinumërim të plotë në Vushtrri, për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët. Këshilli i operacioneve zgjedhore”, tha Elshani.
Pas kësaj kryetari i KQZ-së e hodhi në votim ku me 9 vota për u miratua rekomandimi për rinumërimin e 50 kutive të votimit.