‘Ofron shërbime seksuale me pagesë’ – arrestohet burri pasi postoi fotografitë e ish të dashurës me mbishkrim denigrues

‘Ofron shërbime seksuale me pagesë’ – arrestohet burri pasi postoi fotografitë e ish të dashurës me mbishkrim denigrues

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka kërkuar caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj K.S.

Burri nga Peja dyshohet se ka kryer vepren penale “Ngacmimi”.

Në njoftim, organi i akuzës ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2025, në komunën e Shtimes, i pandehuri me dashje dhe në vazhdimësi është përfshirë në sjellje të vëmendjes së padëshirueshme, duke e vënë nën vëzhgim me qëllim të ngacmimit të dëmtuarën V.Z., me të cilën ka qenë në lidhje dashurie, në atë mënyrë që në veturën e saj personale ka vendosur dy GPS për përcjellje të vendndodhjes dhe i ka hapur llogari në rrjetin social “Instagram”, në emër të dëmtuarës, duke postuar fotografi të ndryshme, me mbishkrime denigruese, dhe duke paraqitur se e njëjta ofron shërbime seksuale me pagesë, duke ia paraqitur edhe numrin e telefonit, dhe adresën e banimit, e që si rrjedhojë e këtyre veprimeve të dëmtuarën e ka vë nën shqetësim të madh emocional, me të cilën ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

“I pandehuri K.S.,që nga data 08 Mars 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur”, thuhet në njoftim

Shpërndaje në: