KFOR-i po kryen trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirave

Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it të forcave ushtarake të NATO-s në Kosovë, njofton se në kampin e Novosellës rregullisht është duke zhvilluar trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirave.KFOR-i ka theksuar se qëllimi është ruajtja e gatishmërisë së lartë operacionale.
“Këto përpjekje janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në kumtesën e tyre.
KFOR-i thotë se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.
“KFOR-i punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë”, shkruan në kumtesë.