Parashikimi i motit për sot

Mot pranveror me temperatura të larta e reshje të lehta të shiut do të mbizotërojë në Kosovë në pesë ditët e ardhshme.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të favorshme gjatë kësaj jave.
“Reshjet e parashikuara do të jenë të mirëseardhura për bujqësinë, duke ndihmuar në rritjen e lagështisë së tokës. Kjo periudhë është e përshtatshme për fermerët që të shpërndajnë plehun artificial në parcelat e tyre, sidomos për kulturat e grurit dhe ato pranverore”- thuhet në njoftimin e IHMK.
Moti do të jetë me diell dhe pjeserisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 21°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.