Adnan Lahu: LDK-ja nuk është pronë private e askujt

Adnan Lahu: LDK-ja nuk është pronë private e askujt
Anëtari i Kryesisë së LDK-së në Vushtrri, Adnan Lahu, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit brenda degës lokale të partisë, duke theksuar se askush nuk është mbi LDK-në dhe se kjo parti nuk është pronë private e individëve.
“Ne nuk mund të mbyllim sytë para ngjarjeve të fundit që kanë tronditur strukturën tonë. Sjelljet dhe veprimet e papërgjegjshme të individëve që vendosin interesin personal mbi vlerat e LDK-së nuk mund të kalojnë pa u vënë në pah. Nuk mund të lejojmë që ambiciet e dikujt të shkelin mbi punën dhe sakrificën e të gjithë atyre që me ndershmëri e përkushtim kanë ndërtuar këtë parti. LDK-ja është shtëpia e të gjithë neve, jo pronë private e askujt!” ka deklaruar Lahu.
Ai ka bërë thirrje për unitet dhe angazhim për ta rikthyer besimin e qytetarëve tek LDK-ja, duke u distancuar nga ata që, sipas tij, e përdorin partinë për interesa personale. “Është koha për të qëndruar të bashkuar rreth vlerave të vërteta të LDK-së dhe për të mos lejuar që lojërat e pista të na largojnë nga misioni ynë,” ka shtuar ai, duke falënderuar aktivistët për përkushtimin e tyre të palëkundur ndaj partisë dhe qytetarëve të Vushtrrisë.

Manipulimet në QNR në Vushtrri, Krasniqi jep lajmin: U vërtetua se janë shtuar vota në sistem pa qenë fare në kuti

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të votave: Skema të organizuara për manipulim masiv të votave brenda subjekteve politike

Shpërndaje në: