Lulzim Peci: Nëse Hamza e Abdixhiku frikësohen prej temave të mëdha, le ta bëjnë kryeministër Ramush Haradinajn – ai i kryen proceset

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), në një intervistë për Periskopin ka thënë se kushdo që vjen në krye të Qeverisë , kërkesat e ndërkombëtarëve do ta presin në derën e shtëpisë.
E për këtë, Peci thotë se nëse as liderët e opozitës nuk arrijnë të dakordohen për formimin e Qeverisë, atëherë le të ia lënë në dorë kryeministrin, Ramush Haradinnajt.
“Nëse partitë e opozitës, liderët e tyre frikësohen me i ndërmarrë ato hapa që po kërkojnë edhe ndërkombëtarët, atëhere le të zgjedhin liderin e partisë më të vogël opozitare, Ramush Haradinaj kryeministër – ai ka thënë që unë i bëj edhe ai le t’i përfundon këto nëse vetë nuk kanë guxim”.
“Por, nëse e marrin qeverisjen dhe nuk i bëjnë këto hapa, atëherë neve do të na bëhet dëm i njëjtë sikur VV me pas marë qeverinë vetë dhe me thënë “unë nuk i bëj…”, deklaroi Peci për Periskopin.
Krejt në fund, Peci tha se SHBA-të me administratën Trump nuk do ta ketë durimin e njëjtë sic e ka pasë administrata Biden. /Periskopi/
Video: