Mbi 2 mijë fëmijë lindën sivjet në Gjinekologji të QKUK-së

Mbi 2 mijë fëmijë lindën sivjet në Gjinekologji të QKUK-së

Në këta tre muaj të parë të vitit, janë shënuar 2173 lindje, sipas raportit të kësaj klinike.Ndërsa, vetëm gjatë ditës së djeshme kanë lindur 41 fëmijë. Prej tyre, një rast është me binjake vajza.

17 nëna kanë lindur për herë të parë gjatë ditës së djeshme në Gjinekologji.

Nënat kosovare kanë lindur 22 vajza dhe 19 djem.Ndërsa gjatë vitit të kaluar në 7 spitale të përgjithshme të Kosovës janë kryer 23 mijë e 261 lindje.

Shpërndaje në: