PDK-ja kundër rinumërimit të votave të pavlefshme nga diaspora: Asnjë kuti s`mund të hapet pa vendim të PZAP

PDK-ja kundër rinumërimit të votave të pavlefshme nga diaspora: Asnjë kuti s`mund të hapet pa vendim të PZAP

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, është shprehur kundër rekomandimit të sekretariatit të KQZ-së për rinumërimin e votave të pavlefshme nga diaspora.

Nuk di a është kërkesa e tij apo mbi çfarë përfundime kanë ardhur, a u ardh vetë drejtori, apo ndonjë komision. Një çështje që është evidente, vendimi i PZAP-së është marrë, është rezultat i një procedure administrative. Proces ankimor të një subjekti politik. Çdo tendencë për ta aplikuar këtë vendim në raste analoge nuk qëndron sepse PZAP për secilin rast veç e veç ka marrë vendime, ato i lexuat”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.

Ju keni bërë kërkesë hipotetike e cila nuk do të duhej të vinte nga ju. Po flasim për disa fletëvotime të cilat siç i kemi parë të gjithë është një dorë dhe një printer, qysh nuk i ka qit një printer, njëjtë janë krejt, me një printer. Unë e kam thënë nga fillimi që procesi i votimit në diasporë është i kontaminuar, tash kemi ankesa të ndryshme. Asnjë kuti nuk mund të hapet pa vendim të PZAP ose Gjykatës Supreme. Ka qëllim për prolongim të procesit zgjedhor”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: