Deputetja e PD’së fton qytetarët të protestojnë pas mbylljes së TikTok-ut: Akt i papranueshëm

Deputetja e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Zhupa, e ka cilësuar ndërprerjen e aksesit për 12 muaj nga TikTok me vendim qeverie, akt të papranueshëm dhe antikushtetues.
Përmes një postimi në Facebook, Zhupa bën thirrje për të marrë pjesë në protestën e 15 marsit.
“Të gjithë në protestë për lirinë e fjalës, për lirinë e shprehjes, kusht kryesor i demokracisë. 15 MARS në Sheshin Skënderbej! Rinia se pranon censurën! Se pranon mbylljen e gojës!”, shkruan ajo.
Postimi i Ina Zhupës:
Mbyllja e TIK TOK akt i papranueshëm antikushtetues, censurë politike.
Rrjetet sociale janë një medium lirie dhe fjale, që nuk mund të hiqen me një urdhër politik të një kryeministri në ikje të panikosur nga liria e qytetarëve.
Rinia është përdoruesja kryesore e këtij mediumi, Tik Tok është rrjeti social më i pakontrollueshëm nga propoganda qeveritare. Edi Rama është në ditën e vet me të keqe, një kryecensor për të fshehur pakënaqësitë dhe urrejtjen ndaj qeverisë së tij.
Të gjithë në protestë për lirinë e fjalës, për lirinë e shprehjes, kusht kryesor i demokracisë.
15 MARS në Sheshin Skënderbej!
Rinia se pranon censurën! Se pranon mbylljen e gojës!