PZAP urdhëron KQZ’në që të rinumërohen votat e pavlefshme të diasporës të ardhura me postë

PZAP urdhëron KQZ’në që të rinumërohen votat e pavlefshme të diasporës të ardhura me postë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosë për votat e pavlefshme të ardhura me postë nga diaspora.

Në këtë mënyrë PZAP ka rekomanduar Sekretariatit të KQZ-së që të numërohen përsëri votat e pavlefshme të ardhura me postë nga diaspora.

Në rekomandimin që e ka siguruar gazeta Nacionale, thuhet që fletëvotimet në fjalë të vlerësohen si të vlefshme dhe të njëjtat të përfshihen në rezultatin përfundimtar.

Miratimi i këtij rekomandimi do të vonojë për disa ditë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Shpërndaje në: