Nis rinumërimi i votave të LDK’së në Vushtrri, Prokuroria e pranishme

Në Vushtrri ka nisur rinumërimi i votave të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por aty nuk janë lejuar të hyjnë gazetarët.
Në Vushtrri te qendra e numërimit të votave, ku sot rinumërohen ato të LDK-së, janë vetëm vëzghuesit, komisionerët dhe Prokuroria.
Nacionale raporton se brenda qendrës ku po numërohen votat, janë të pranishëm vetëm nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Çka ndodhi?
Vendimi për rinumërim të votave të LDK-së në Vushtrri, erdhi me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për shkak të kontestit që kishin dy kandidatë për votat e njëri-tjetrit.
“Në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjatë ditës së enjte KQZ do të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik në komunën e Vushtrrisë”.
“Më shumë detaje për këtë çështje, mund t’iu japin në Prokurorinë e Shtetit. Gjatë kohës sa KQZ duhet të presë kalimin e afatit për ankesë në PZAP, do të bëhet rinumërimi i kërkuar” – ka thënë zëdhënësi i KQZ-së në lidhje me këtë çështje.