Rusia e sulmon qytetin e lindjes të Zelenskyt, vriten katër njerëz

Rusia e sulmon qytetin e lindjes të Zelenskyt, vriten katër njerëz

Të paktën katër persona janë vrarë dhe 31 janë plagosur nga një raketë ruse në Kryvyi Rih, thotë guvernatori rajonal i qytetit.

Serhiy Lysak thotë se raketa goditi një hotel në qytetin qendror të Ukrainës – qytetin e origjinës së presidentit Volodomyr Zelensky – duke dëmtuar gjithashtu 13 blloqe apartamentesh dhe 12 dyqane, shkruan BBC, transmeton Klankosova.

Yuriy Sak, një këshilltar i Ministrisë së Industrive Strategjike të Ukrainës, e përshkruan atë si një sulm ndaj “një hoteli civil dhe paqësor”.

Zelensky thotë se vullnetarë amerikanë dhe britanikë nga një organizatë humanitare ishin në mesin e atyre në hotelin në Kryvyi Rih.

Në kanalin e tij Telegram, Zelensky thotë se operacioni i shpëtimit në Kryvyi Rih “zgjati gjithë natën”.

“Raketat balistike goditën një hotel të zakonshëm. Pak para sulmit, vullnetarë nga një organizatë humanitare – qytetarë të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë – u regjistruan në hotel,” thotë ai.

“Ata mbijetuan sepse arritën të zbrisnin nga dhomat e tyre. Por, për fat të keq, katër persona u vranë në sulm.”

Shpërndaje në: