Në legjislaturën e kaluar flinte në Kuvend, Adriana Matoshi e konfirmon se u bë përsëri deputete

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka konfirmuar se do të jetë zyrtarisht deputete në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Ani pse në legjislaturën e kaluar nuk iu dëgjua zëri në Kuvend, Matoshi i hyri garës përsëri dhe arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për një vend në Kuvend.
Përmes një statusi në Facebook, ajo ka falënderuar gjithë qytetarët e Kosovës, mërgatën dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë fushatës elektorale.
“Ju jam shumë mirënjohëse për të gjithë mikëpritjen e përkrahjen që ma keni dhuruar. Ju jam përjetësisht mirënjohëse që përmes vullnetit tuaj edhe njëherë do të jem pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Bashkë kemi me qenë në vështirësitë, sfidat, telashet, betejat, brengat e dertet e së ardhmes”, shkroi Adriana Matoshi në statusin e saj.
“Qeveria Kurti 3 po bëhet gati, e bashkë me të edhe punët e mira për atdheun tonë të vuajtur, por të jashtëzakonshëm. Ju dua”, ka përfunduar aktorja e njohur.