Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose ferri do të bjerë mbi ju

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një kërcënim publik kundrejt grupimit terrorist Hamas, duke i thënë atyre të lirojnë menjëherë pegjet e mbetura izraelite, në të kundërt, “ferri do të bjerë mbi ta”.
Kështu deklaroi Trump, përmes platformës së tij Truth social, ku kërkon edhe kthimin e gjithë trupave të pajetë të pengjeve të vrarë.
“Shalom Hamas” do të thotë Përshëndetje dhe Mirupafshim – Ju mund të zgjidhni. Lironi të gjithë pengjet tani, jo më vonë, dhe kthejini menjëherë të gjithë trupat e pajetë të njerëzve që keni vrarë, ose mbaron për ju. Vetëm njerëz të sëmurë dhe të çmendur i mbajnë trupat, dhe ju jeni të sëmurë dhe të çmendur!
Unë po i dërgoj Izraelit gjithçka që duhet për të kryer detyrën dhe asnjë anëtar i Hamas nuk do të jetë i sigurt, nëse nuk bëni si them unë! Sapo u takova me ish-pengjet, jetët e të cilëve ju i keni shkatërruar.
Ky është paralajmërimi juaj i fundit! Për lidershipin, tani është koha të largoheni nga Gaza, ndërsa keni ende një shans. Gjithashtu, për popullin e Gazës: Një e ardhme e bukur ju pret, por jo nëse mbani pengje.
Nëse e bëni, jeni të VDEKUR! Merrni një vendim të mençur. LIRONI PENGjET TANI, OSE DO TË KETË FERR PËR TË PAGUAR MË VONË!”, shkroi Trump.