Behrami për qeverinë Kurti: Dikur udhëzonin për të dëshmuar kundër krerëve të UÇK-së, sot refuzojnë të dëshmojnë për korrupsion që e bën vet

Mes gjuhës urrejtëse të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj sistemit të drejtësisë dhe refuzimit për të dëshmuar rreth rastit të rezervave shtetërore, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ish-këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, ka kujtuar se si “dikur i udhëzonin qytetarët për të dëshmuar kundër krerëve të UÇK-së në Hagë”, ndërsa sot “refuzojnë të dëshmojnë për krimet dhe korrupsionin që ia kanë shkaktuar Kosovës”.
Postimi i plotë:
Dikur i udhëzonin qytetarët për të dëshmuar kundër krerëve të UÇK-së në Hagë!
Sot refuzojnë të dëshmojnë për krimet dhe korrupsionin që ia kanë shkaktuar Kosovës!
Këta kanë konsistencë vetëm me veprime kundër shtetit!