Prishtinë: 57 vjeçari gjendet i vdekur në rrugë

Prishtinë: 57 vjeçari gjendet i vdekur në rrugë

Një trup pa shenja jete është gjetur në bulevardin “Bill Klinton”  në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:15.

Zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci, ka shtuar se është raportuar për një person të shtrirë në tokë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete”.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen  me qëllim  zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.

Shpërndaje në: