Xhaka rrezikon të mos luajë në ndeshjen kthyese ndaj Bayernit

Granit Xhaka dhe dy lojtarë tjerë kryesoë të Bayer Leverkusenit rrezikojnë të suspendohen për shkak të kartonëve të verdhë për ndeshjen kthyese ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë luhet sonte nga ora 21:00 në “Allianz Arena”, ndërsa ajo kthyese luhet më 11 mars.
Por nëse Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë, nuk do të mund të paraqitej në duelin tjetër ndaj bavarezëve në Champions.
Në të njëjtën situatë janë edhe Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong.
Edhe Aleix Garcia është i rrezikuar, por ky i fundit nuk pritet të jetë titullar.
Për këtë situatë i shqetësuar është edhe trajneri Xabi Alonso.
“Është situatë në të cilën duhet të jemi inteligjentë dhe të kemi kontrollë”, ka thënë trajneri Alonso para ndeshjes.
Por, i shqetësuar nuk është 32-vjeçari Xhaka, që ka thënë se futet në çdo ndeshje si të ishte e fundit për të.
“Për shkak të eksperiencës që kam, nuk shqetësohem shumë. Futem në çdo ndeshje si të ishte e fundit. Dhe këtë do ta bëj edhe të mërkurën”, ka deklaruar Xhaka, shkruan “Kicker”.